Pfizer i kërkon ShBA-së miratimin e vaksinës te fëmijët 5-12 vjeç

Pfizer i kërkon ShBA-së miratimin e vaksinës te fëmijët 5-12 vjeç

Pfizer i ka kërkuar qeverisë së Shteteve të Bashkuara të miratojë përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 për fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç.

Kompania njoftoi përmes një postimi në Tëitter të enjten se kishte dorëzuar zyrtarisht kërkesën për aplikimin e vaksinës në Rregullatorin e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për autorizim urgjent, njofton Klan Kosova.

Nëse rregullatorët bien dakord me kërkesën, punonjësit shëndetësorë mund të fillojnë të administrojnë vaksinat tek fëmijët brenda disa javësh.

Kjo vjen pasi disa prindër dhe pediatër kanë kërkuar mbrojtjen nga koronavirusi për fëmijët nën 12 vjeç.

Shumica e vaksinave kundër COVID-19 janë përdorur në mbarë botën për të rriturit. Vaksina e Pfizer ishte përdorur në disa vende për adoleshentët e moshës 16 vjeçe dhe Kanadaja aktualisht është bërë vendi i parë që zgjeroi përdorimin te 12 vjeçarët e më lart./Aleanca.press/