Policia ndal 18-vjeçarin në Pejë, e kap me kokainë në xhepa

Policia ndal 18-vjeçarin në Pejë, e kap me kokainë në xhepa

Posedimi i substancave narkotike dhe përdorimi i tyre është shndërruar në një dukuri tejet shqetësuese në vendin tonë. Çdo ditë Policia has në persona të cilët mbajnë me vete narkotikë, ku në shumicën e rasteve të dyshuarit janë të moshave të reja.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në mesditë në Pejë, ku gjatë patrullimit Policia ka ndalur një 18-vjeçar për kontroll. Gjatë kontrollit trupor, tek i riu është gjetur substancë e dyshuar narktotike e llojit kokainë.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar i substancave psikotrope ose analoge’.