Policia në kërkim të një personi, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia në kërkim të një personi, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia e Kosovës e ka vënë në kërkim Anton Bajramaj për veprat penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj” dhe për “Mashtrim”.

Policia ka kërkuar për qytetarët që kanë informacion për të dyshuarin që të lajmërojnë.

Personi i kërkuar është:

ANTON (Fazli) BAJRAMAJ i lindur me 24.03.1990 në Vitomiricë- Pejë.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: “Shpërdorim i pasurisë së huaj” dhe “ Mashtrim”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected] /Aleanca.press/