'Politikanët po bëjnë presion në drejtësi'

'Politikanët po bëjnë presion në drejtësi'

Thirrjet dhe komentimet e politikanëve në rastin e hulumtimit të portalit Insajderi po cilësohen si presion i politikës në institucionet e drejtësisë.

Ish- prokurori Sylë Hoxha thotë se kjo është negative për pavarësinë e sistemit prokurorial, ndërkaq drejtori i portalit Insajderi, Parim Olluri e sheh këtë si frikësim të sinjalizuesve.

Qeveria e mohon një gjë të tillë, Ekzekutivi tha për Klan Kosova se nuk ndikojnë mbi Prokurorinë e Shtetit, sikur kanë bërë pushtetet e kaluara.

Ndërkaq presidentja e vendit, Vjosa Osmani refuzoi të përgjigjet për këtë temë me arsyetimin se ishte në një vend të papërshtatshëm, kur ishte tek varrezat e dëshmorëve në Prishtinë për të bërë homazhe./Aleanca.press/