Presidentët amerikanë shumica veteranë të luftës dhe ushtarakë

Presidentët amerikanë shumica veteranë të luftës dhe ushtarakë

Prej 46 presidentëve të SHBA-ve, 63% e tyre, apo 29 presidentë, kanë qenë veteran lufte ose ushtarakë, me grada të ndryshme.
Lista e plotë:
1.George Washington – Presidenti i parë dhe themelues i Shteteve të Bashkuara. Grada Gjeneral.
2.James Madison – Presidenti i 4-të. Grada Kolonel.
3.James Monroe – Presidenti i 5-të. Grada Kolonel.
4.Andreu Jackson – Presidenti i 7-të. Grada Gjeneral Major.
5.William Henry Harrison – Presidenti i 9-të. Grada Gjeneral Major.
6.John Tyler – Presidenti i 10-të. Grada Kapiten.
7.Zachary Taylor – Presidenti i 12-të. Grada Gjeneralmajor. Hero i shumë luftërave, një prej tyre lufta Amerikano – Meksikane.
8.Millard Fillmore – Presidenti i 13-të. Grada Kapiten (në Gardë) dhe Major (në njësitë paramilitare).
9.Franklin Pierce – Presidenti i 14-të. Grada Gjeneralbrigade.
10.James Buchanan – Presidenti i 15-të. Ushtar në njësitë paramilitare të Pensilvanisë.
11.Abraham Lincoln – Presidenti i 16-të. Grada Kapiten.
12.Andrew Johnson – Presidenti i 17-të. Grada  Gjeneralbrigade.
13.Ulysses S. Grant – Presidenti i 18-të. Grada Gjeneral Armate.
14.Rutherford B. Hayes – Presidenti i 19-të. Grada Gjeneralmajor.
15.James A, Garfield – Presidenti i 20-të. Grada Gjeneralmajor.
16.Chester A. Arthur – Presidenti i 21-të.  Grada  Gjeneralbrigade.
17.Benjamin Harrison – Presidenti i 23-të. Grada Gjeneralbrigade.
18.William McKinley – Presidenti i 25-të. Grada Major.
19.Theodore Roosevelt – Presidenti i 26-të. Grada Kolonel.
20.Harry S. Truman – Presidenti i 33-të. Grada Kolonel.
21.Dwight D. Eisenhower – Presidenti i 34-të. Grada Gjeneral Armate.
22.John F, Kennedy – Presidenti i 35-të. Grada Toger.
23.Lyndon B. Johnson – Presidenti i 36-të. Nënkolonel në flotë detare.
24.Richard Nixon – Presidenti i 37-të. Nënkolonel në flotë detare.
25.Gerald Ford – Presidenti i 38-të. Toger-komandant në flotë detare.
26.Jimmy Carter – Presidenti i 39-të. Toger në flotë detare.
27.Ronald Reagan – Presidenti i 40-të. Grada Kapiten.
28.George H. W. Bush – Presidenti i 41-të. Grada Toger në flotë detare.
29.George W. Bush – Presidenti i 43-të. Grada Toger i Parë.

Kuriozitet: Gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, SHBA-të udhëhiqeshin nga presidentë pa prapavijë ushtarake. /aleanca.press/