Presidentja dekreton Ligjin për rishikimin e buxhetit

Presidentja dekreton Ligjin për rishikimin e buxhetit

Presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës.

Njoftimi është bërë në faqen e Presidencën.

Duke u bazuar në kompetencat kushtetuese, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar shpalljen e Ligjit Nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 28.07.2021 dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, më 04.08.2021”, thuhet në njoftim.