Presidentja mashtroi për shpenzimet

Presidentja mashtroi për shpenzimet

Shkruan: Halil Matoshi

Edhe Presidentja ka mashtru!

“Nuk jemi të varfër - jemi të vjedhun” (Albin Kurti)

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani (qê krenohej para do dite së ka shpenzu mâ s’paku nga të gjithë Presidentët për hae e pije!?) i paska zhvatë shtetit nja 2 mijë euro, përmes mashtrimit!?

Ajo - si deputete e Kuvendit të Kosovës - në emër të udhëtimit paska marrë kompensim nga viti 2011-2014, përafërsisht 4000 €.

E pyetun p’ej medieve nëse ajo ka ble shpi në lagje luksi “Marigona Hill” ajo e pranon, por...

Nëse thirremi në fjalēt e vet asaj, sëpaku nga viti 2012 ajo jeton në një banesë 53 metër katror në kryeqytet! (“Vlen të theksohet se Osmani në pronësi ka vetëm një banesë të vogël në kryeqytet.” /Indeksonline;

E Premte, 19 Qershor 2020)

(Shih: Deklarata e saj para mediave më datën 12/02/2021.)

“Nuk kam shtëpi në Marigona Rezidence. Janë të ndara. Unë jetoj në një banesë që ka neto 53 metra katror. Jetoj aty që nga viti 2012. Unë dhe bashkëshorti im punojmë që 22 vite, në Kosovë, në SHBA dhe në Australi”, është shprehur Osmani.

Shih: https://www.gazetametro.net/vjosa-osmani-e-pranon-se-ka.../

P.S.

Presidentja, simas këtyne të dhânave del së ka mashtru qytetarët e Kosovës duke abuzu me taksat e tyne. Hipokrizia e “regjimit të ri” e këshillon Presidenten që 3000 euro të vjedhuna t’i ndajë për bamirësi!?

Kurse etika e pushtetit e udhëzon në dorëheqje!

Sepse mashtrimi me qëllim përfitimi simas Kodit Penal të Kosovës âsht vepër penale!

Qitni paret!!!/Aleanca.press/