Presidentja Osmani gradon inspektore gjenerale në FSK, Irfete Spahiun

Presidentja Osmani gradon inspektore gjenerale në FSK, Irfete Spahiun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka graduar me titullin inspektore gjenerale në FSK, Irfete Spahiun.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Osmani  tha se është nder që për herë të parë gradohet një grua dhe emërohet si inspektore gjenerale në FSK.

“Kam dekretuar zonjën Irfete Spahiun nga grada gjeneral brigade në inspektore gjenerale. Ky gradim është nder edhe përgjegjësi. Nga gratë dhe burrat në uniformë familjet tuaja e tona e republika e Kosovës presim shumë nga ju. Gjeneral majorja e parë në ushtrinë tonë jam e bindur që do të vazhdojë të punojë me nder dhe të na bëjë krenarë”, tha ajo./Aleanca.press/