Princesha e Monakos thyen heshtjen, rrefehët për herë të parë për sëmundjen e saj

Princesha e Monakos thyen heshtjen, rrefehët për herë të parë për sëmundjen e saj

Princesha Charlene e Monakos thyen për herë të parë heshtjen lidhur me sëmundjen që vuan prej kohësh.

Princesha 44-vjeçare kaloi pothuajse një vit larg familjes së saj dhe Principatës së Monakos, teksa ndodhej në vendlindjen e saj në Afrikën e Jugut, duke iu nënshtruar trajtimit.

Princesha Charlene u dërgua më pas në një klinikë private në Zvicër, në një përpjekje të vështirë për t’u kthyer tek burri i saj 64-vjeçar, Princi Albert dhe fëmijët e tyre. Por në një intervistë për gazetën Monaco Matin, Princesha tha se ishte e vendosur për të kapërcyer problemet e saj.

“Gjendja ime shëndetësore është ende e brishtë dhe nuk dua të nxitoj. Rruga është e gjatë, e vështirë dhe shumë e dhimbshme”, tha ajo.

Duke iu referuar fëmijëve të saj binjakë, Gabriella dhe Jacques, princesha tha: “Kur u ktheva në Principatë, e fokusova të gjithë energjinë time tek fëmijët, burri dhe shëndeti, sepse ky është prioriteti im” . Ajo mohoi thashethemet që e lidhin atë me një divorc të mundshëm dhe një lëvizje të përhershme në Zvicër: “Jam shumë e lumtur që jam kthyer në Monako me familjen time”.

Princesha Charlene u sëmur për herë të parë në Afrikën e Jugut majin e kaluar gjatë një vizite 10-ditore.