Prishtina përforcohet me shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, Lejson Zeqirin

Prishtina përforcohet me shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, Lejson Zeqirin

Prishtina zyrtarizon basketbollistin më të ri të tyre.

Bardhekaltërit kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me Lejson Zeqiri.

Zeqiri është reprezentues i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut dhe vije nga skuadra e MZT Skopje.

Basketbollisti 19-vjeçar, i gjatë 207 cm dhe luan në pozitat e alo qendrës dhe qendrës, ku do shihet si një zëvendësues i Fisnik Rugovës, që u largua drejtë Rahovecit.

Kryeqytetasit e Kosovës përmes një postimi në “Facebook” konfirmuan lojtarin e ri, i cili thuhet se ishte afër transferimit te Besiktas./Aleanca.press/