Publikohet raporti për rastet e reja me COVID-19, një i vdekur

Një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe 583 raste të reja.
Sipas MSH-së gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe 635 qytetarë, teksa numri i rasteve aktive vazhdon të jetë i lartë.
Në njoftim thuhet se 9 mijë e 240 persona janë aktualisht të infektuar me këtë virus.
