Punëtorët shëndetësorë sot në grevë tetë orëshe

Punëtorët shëndetësorë sot në grevë tetë orëshe

Punëtorët shëndetësorë sot pritet të hyjnë në grevë të përgjithshme tetë orëshe, e cila sipas Federatës Sindikale të Shëndetësisë, do të mbahet në të gjitha institucionet shëndetësore në Kosovë dhe do të fillojë nga ora 07:00 në mëngjes e deri në ora 15:00.

Në komunikatë thuhet se kjo grevë do të mbahet për shkak se institucionet ende nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje rreth kërkesave të punëtorëve shëndetësorë.

“Këshilli Qendror Grevist kërkon mirëkuptim nga qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë Grevës respektivisht solidarizim me punëtorët shëndetësor të cilët po e shfrytëzojnë një të drejtë ligjore për kërkesat sublime të tyre siç janë kushte më të mira për punë dhe mirëqenie sociale. Grevën nuk e duam ne por atë po na e imponon injoranca e Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

Dje kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve shëndetësorë, qendrave të mjekësisë familjare dhe ambulancave, kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë kohës së protestës, sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi i ka takuar protestuesit./Aleanca.press/