QKMF-ja e Rahovecit ofron mamografi falas gjatë gjithë muajit tetor

QKMF-ja e Rahovecit ofron mamografi falas gjatë gjithë muajit tetor

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec ka njoftuar se duke filluar nga nesër, më datë 4 tetor, e deri në fund të këtij muaji do të ofrojë mamografi falas.

Kjo nismë vjen për nder të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Nga kjo qendër është njoftuar se të interesuarit, mamografinë mund ta bëjnë në këtë qendër çdo ditë pune, nga e hëna në të premten, duke filluar prej orës 11 deri në 14.