Qytetarët e Podujevës do të mbesin pa ujë për disa orë

Qytetarët e Podujevës do të mbesin pa ujë për disa orë

Kompania rajonale e ujësjellësit “KRU” Prishtina ka bërë të ditur se do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 11:30-14:30.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se arsyeja e ndërprerjes së ujit janë disa punime teknike në Inspektim dhe ndërhyrje teknike në rezervuarin e qytetit ” te pishat”.

“Të nderuar konsumatorë të qytetit të Podujevës, ju njoftojmë se do të keni ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm sot nga ora 11:30-14:30. Arsyeja e ndërprerjes së ujit janë disa punime teknike në Inspektim dhe ndërhyrje teknike në rezervuarin e qytetit ‘te pishat”.