Ragip Begaj flet pas ngritjes së aktkauzës, ja çfarë thotë

Ragip Begaj flet pas ngritjes së aktkauzës, ja çfarë thotë

Ndaj kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Aktakuza është ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

I kontaktuar nga Front Online, Begaj ka thënë se nuk është i njoftuar se ndaj tij është ngritur aktakuzë.

“Jo nuk jam i njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj meje, unë jam i sëmurë nuk kam ndonjë njoftim”, ka thënë ai për Front Online.

Kryetari i Malishevës,  ka qenë i prekur me Covid-19 dhe ka qenë i shtrirë në spital, ai ende është duke e vazhduar trajtimin pasi gjendja e tij nuk është as e mirë.

Kujtojmë se detyrat e Begajt është duke i ushtruar nënkryetari i kësaj komune.

Ky është njoftimi i PSRK-së:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit R.B., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit se i pandehuri R.B. në vazhdimësi në cilësinë e personit zyrtar ka kryer veprën penale me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar, si dhe i ka tejkaluar kompetencat e tij duke i shkaktuar dëm shtetasit R.R. dhe buxhetit të komunës.

Me këto veprime i pandehuri R.B. ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.