Raiola paralajmëron largimin e De Ligt nga Juventusi

Raiola paralajmëron largimin e De Ligt nga Juventusi

Agjenti i Matthijs de Ligt, Mino Raiola jep përditësime të mëtejshme mbi të ardhmen e Matthijs de Ligt, duke thënë se Barcelona, Real Madrid dhe PSG mund të jenë klubet e interesuara për nënshkrimin e mbrojtësit të Juventusit.

Kontrata e 22 vjeçarit do të skadojë në qershor 2024, por nga vera e ardhshme, ai do të ketë një klauzolë prej 150 milionë euro të përfshirë në kontratën e tij.

Agjenti i tij Raiola tha se ish-lojtari i Ajaxit është ‘gati për një hap të ri’ përtej Juventusit, duke sugjeruar që mbrojtësi mund të largohet nga Torino në fund të sezonit pas një periudhe trevjeçare në Torino.

Raiola dha përditësime të reja për të ardhmen e mbrojtësit në një intervistë të re me NOS, të cituar nga Tuttomercatoweb.

Agjenti italian u pyet nëse klubet e Premier League janë të vetmet që mund të përballojnë klauzolën e lirimit të mbrojtësit, por Raiola u përgjigj: “Ndoshta, edhe Barcelona, Real Madrid dhe PSG”.

De Ligt ka luajtur 94 ndeshje në Torino, duke shënuar gjashtë gola, shkruan footballitalia.

Ai ka fituar një titull në Serie A, një Coppa Italia dhe një Superkupë italiane gjatë qëndrimit të tij në Allianz Stadium./Aleanca.press/