Ramosaj: Hidrodrini nuk do ta ketë Deçanin më në menaxhim

Ramosaj: Hidrodrini nuk do ta ketë Deçanin më në menaxhim

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se KRU ‘Hidrodrini’ nuk do ta ketë më Deçanin në menaxhim.

“Do flasë vetëm për hapat politikë dhe administrativë që po ndiqen, kompania rajonale ‘Hidrodrini’ nuk do ta ketë më Deçanin me vete në menaxhim. Kompania do jetë kompani komunale që do ketë adresim dhe do ketë në dispozicion taksat e qytetarëve të Deçanit që kjo kompani të jetë me standard më të lartë, që kjo kompani t’i përmbushë kriteret e standardet që t’i gjendet afër qytetarëve”, ka thënë ai.

Ai njoftoi se 1 mijë e 392 qytetarë kanë kërkuar ndihmë në QKMF-në në Deçan ku disave u është nevojitur edhe tretmani i dytë ose i tretë./Aleanca.press/