Ramosaj mban tubim përmbyllës: Qytetarët e Deçanit e vulosën fitoren e AAK-së më 17 tetor

Ramosaj mban tubim përmbyllës: Qytetarët e Deçanit e vulosën fitoren e AAK-së më 17 tetor

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka mbajtur tubimin përmbyllës, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ramosaj theksoi se do të punojë vazhdimisht që edhe në mandatin e ardhshëm të përkrahë dhe mbështesë qytetarët të cilët përballen me probleme të shumta.

Andaj, kandidati për kryetar të komunes së Deçanit Bashkim Ramosaj kërkoi nga qytetarët të dalin masivisht me 17 tetor e të votojnë për AAK-në dhe mua si kryetar i Deçanit.

Postimi i plotë:

Sot, qytetarët e Deçanit, e vulosën fitoren e madhe të AAK-së, më 17 tetor!

Faleminderit nga zemra DEÇAN!

/Aleanca.press/