Ramosaj njofton se nesër do filloj ceremonia e varrimit të Gentës dhe Ledianit

Ramosaj njofton se nesër do filloj ceremonia e varrimit të Gentës dhe Ledianit

Kryetari i komunës së Deçanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bashkim Ramosaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se nesër nga ora 13:30 do filloj ceremonia e varrimit të Gentës dhe Ledianit.

Ramosaj ka njoftuar të gjithë për ceremoninë e varrimit të dy të rinjve të vrarë në sulmin e mbrëmshëm, ceremoni kjo që do mbahet afër ‘Kompleksit Memorial të Dëshmorëve’, ndërkaq ka treduar se varrimi do bëhet në orën 14:00 në varrezat e fshatit Gllogjan.

Kujtojmë se dy të rinjtë kanë mbetur të vrarë mbrëmë nga sulmi që i është bërë një autobusi mbërmë rreth orës 19:00, autobus ky i cili ishte duke bartur nxënës nga të cilët dy përfunduan të vrarë, të dy ishin të moshës 17 vjeçare si dhe i vrarë ka mbetur dhe shoferi që po ngiste autobusin./Aleanca.press/