Ramosaj tregon se ndezja e qirinjëve për Gentën dhe Ledianin filloi nga shokët e tyre

Ramosaj tregon se ndezja e qirinjëve për Gentën dhe Ledianin filloi nga shokët e tyre

Kryetari i komunës së Deçanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bashkim Ramosaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ndezjën e qirinjëve në shenjë solidarizimi me familjet që pësuan nga sulmi i mbrëmshëm e ka filluar me shokët e dy të rinjëve të vrarë.

Ramosaj bëri të ditur se këtij solidariteti për të cilin ai kishte bërë thirrje që të bëhej sot nga ora 16:00 i janë bashkuar edhe shumë shokë e qytetarë të komunës së Deçanit.

“Dhembje kaq të madhe uroj të mos kemi më!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook./Aleanca.press/