Raportohet të ketë viktima edhe nga Rahoveci, kryetari Latifi niset për Kroaci

Raportohet të ketë viktima edhe nga Rahoveci, kryetari Latifi niset për Kroaci

Kryetari i Komunës së Rahovecit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Smajl Latifi ka marrë rrugë për në Kroaci që të jetë afër atyre që sot u gjenden në një aksident të tmerrshëm përderisa ishin nisur për në atdhe.

Siç tashmë veç dihet janë dhjetë persona që kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë të lënduar, e ku disa prej tyre janë në gjendje të rëndë nën përkujdesin e qendrave shëndetësore në Brod të Kroacisë.

Bëhet e ditur se ndër ata që kanë humbur jetën tragjikisht sot, janë edhe tre qytetarë nga Rahoveci të cilëve ende nuk u është zbuluar identiteti dhe kjo ka qenë arsyeja që kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi është nisur direkt për në Kroaci. /Aleanca.press/