Reagon Capital T pas kritikave për heqjen e kryqit nga videoklipi

Reagon Capital T pas kritikave për heqjen e kryqit nga videoklipi

Capital T para disa ditësh publikoi videoklipin e tij më të ri, “Buzëqeshje”. Por gjatë ditës së djeshme njerëzit vunë re se në klipin e tij ishte fshirë kryqi në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, ku është xhiruar ky projekt muzikor.

Në videoklip kryqi nuk shfaqet dhe disa nga ndjekësit e Capital T nuk e pritën mirë këtë fakt.

Pas gjithë kritikave që mori, Capital T u detyrua të jepte një sqarim. Ai shpjegon se nuk ka vendosur ai për ta hequr kryqin, por ka qenë një gabim i produksionit për të cilin ai nuk ka qenë në dijeni.

“Nëse unë kam një qëndrim do e kisha mbajt, s’jam nga ata që tërhiqem. Por kam qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiru nëpër kisha, por gabimet ndodhin. Unë s’jam kameraman, as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”, ka shkruar Capital T në sqarimin e tij.

Për ta vërtetuar që nuk ka qenë gabim i tij, reperi ka risjellë në kujtesë një postim të tij para publikimit të këngës, ku shihet edhe kryqi.

“Si ka mundësi të më pengoj në klip, por jo në Instagramin tim personal?! Ku është logjika këtu? Futeni pak trurin në funksion”, shkruan Capital T./Aleanca.press/