Reagon kryetari i Deçanit: Manastiri nuk është cenuar asnjëherë nga shqiptarët

Reagon kryetari i Deçanit: Manastiri nuk është cenuar asnjëherë nga shqiptarët

Kryetari i komunës së Deçanit, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bashkim Ramosaj ka reaguar lidhur me listimin e Manastirit të Deçanit në “listën e monumenteve në rrezik” nga organizata Europa Nostra.

Ramosaj përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se Manastiri i Deçanit nuk është cenuar asnjëherë nga qytetarët shqiptar të Deçanit, përkundrazi është mbrojtur historikisht.

“Po ashtu me përgjegjësi konstatoi që çdo incident që nga 2005 e deri tani i ndodhur në Manastir është kryer nga vet personeli i manastirit dhe është financuar e autorizuar nga vet ky personel. Për këtë kanë të dhëna edhe institucionet e sigurisë , KFOR, Policia e Kosovës dhe kjo dëshmohet edhe nga raportet e KKSB-së. ”Europa Nostra” e gjithë të tjerët duhet ta dinë në këtë qytet kemi rilindur mbas gjenocidit dhe barbarisë gjakatare e shkatërrimtare serbe ushtruar mbi shqiptarët”, shkruan Ramosaj./Aleanca.press/