Reagon Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, pas dorëheqjes së grupit punues për Vetting

Reagon Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, pas dorëheqjes së grupit punues për Vetting

Selimi ka paralajmëruar se të premten do të mbajë konferencë për media ku do të shpjegoj arsyet dhe propozimin e ri.

“Bashkë me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, ditë më parë kemi zhvilluar takim me Grupin e Ekspertëve për dizajnimin e parimeve udhëheqëse dhe skenarëve të reformës së Vettingut, me qëllim që të informohemi për progresin e arritur dhe për të diskutuar hapat se si të vazhdojmë tutje. Pas këtij takimi, e kemi lënë të hapur mundësinë, që ky grup të jetë pjesë e një gjithëpërfshirjeje të të gjitha institucioneve që janë hisedarë të drejtësisë dhe partnerëve strategjikë të Kosovës.

Pas dërgimit të propozim/vendimit për përbërjen gjithëpërfshirëse të Komisionit dhe termat e referencës, që do të propozojë sistemin e llogaridhënies duke përfshirë edhe Vettingun, dhe mundësinë që përbërja e mëparshme e ekspertëve të jenë pjesë e këtij grupi, ata kanë vendosur mos të dërgojnë komente, por të japin dorëheqje publike. Lidhur me këtë, të premtën do të mbajë konferencë për media, ku do t’i shpjegoj arsyet dhe propozimin e ri” shkruan Selimi në njoftim./Aleanca.press/