Real Madridi me ndryshime të mëdha kundër Getafes, formacionet

Real Madridi me ndryshime të mëdha kundër Getafes, formacionet

Real Madridi do të kërkojë ta ngushtojë sërish në vetëm një pikë epërsi e liderit të La Ligës, Atletico Madrid, kur të takohet sot me Getafen.

Getafe është nikoqir i Real Madridit në Stadiumin Coliseum Alfonso Perez në orën 21:00, raporton Gazeta Express.

Real Madridi është i vetëdijshëm për fitoren bindëse të liderit Atletico kundër Eibarit sot më herët, prandaj do të synojë fitore patjetër për të mbetur në hapë në garën e ngushtë për titull.

Atletico e rikthye epërsinë prej katër pikëve ndaj Real Madridit dhe pesë pikëve ndaj Barcelona sot kur e mposhti 5:0 Eibarin.

Por Reali dhe Barça e kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Trajneri Zinedine Zidane ka bërë ndryshime të mëdha për takimin e sotëm, kryesisht për shkak të mungesa të mëdha në skuadër shkaku i lëndimeve dhe koronavirusit.

Chust luan për herë të parë në mbrojtje, në mungesë të Sergio Ramos, Nachos dhe Varane. Isco do të luajë titullar në mesfushë, ku mungojnë Toni Kroos dhe Casemiro.

Ndërsa në sulm, do të luajnë Rodrygo, Mariano dhe Vinicius Junior./Aleanca.press/