Reshjet në Gjilan: Vinçi rrëzohet mbi një veturë dhe ngujon një familje brenda saj, tre persona dërgohen në spital

Reshjet në Gjilan: Vinçi rrëzohet mbi një veturë dhe ngujon një familje brenda saj, tre persona dërgohen në spital

Moti i ligë që kohë pas kohe mbizotëron në vendin tonë, shpesh herë shkakton dëme të shumta materiale, por ka raste kur pësojnë edhe njerëzit.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Gjilan, ku një vinç që ishte i venodosur në afërsi të një objekti ndërtimit është rrëzuar si pasojë e reshjeve, me ç’rast ka rënë mbi veturën e një familjeje që ndodheshin brenda saj, përfshirë një fëmijë 9-vjeçar.

Si pasojë e kësaj, tre anëtarët e familjes kanë marrë lëndime turpore, për çka u dërguan me urgjencë në spital pasi me ndihmën e zjarrfikësve u nxorrën jashtë veturës ku kishin mbetur të ngujuar.

Nga Emergjenca e Spitalit Rajonal të Gjilanit kanë bërë të ditur se gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile dhe vetëm gruaja 28-vjeçare është hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente dhe me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.