Rexhbecaj huazohet te Bochum

Rexhbecaj huazohet te Bochum

Elvis Rexhbecaj ka ndryshuar ambient këtë afat kalimtar. 23-vjeçari është huazuar në ekipin e Bochum, i cili edicionin e kaluar siguroi promovimin në elitën e futbollit gjerman.

Lajmin për këtë huazim e ka bërë të ditur vet klubi gjerman në një postim në profilin e tyre zyrtar në Twitter.

Ai do të jetë pjesë e Bochum 1848 deri në fund të sezonit 2021/22.

Edicionin e fundit ai kishte qenë pjesë e Kolnit, duke treguar performanca të mira, teksa është në pronësi të Wolfsburgut. /Aleanca.press/