Rotary mundëson intervenimin e 29 operacione falas për fëmijët e lindur me probleme në zemër

Rotary mundëson intervenimin e 29 operacione falas për fëmijët e lindur me probleme në zemër

Rotary së bashku me Gift of Life kanë mundësuar ardhjen e ekipit vullnetar i përbërë prej 16 mjekëve, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia të mbështetur nga fondacioni i Rotary International, ku kanë kryer 29 operacione për fëmijët e lindur me probleme në zemër.

Të gjitha operacionet kanë përfunduar me sukses, dhe vlen të theksohet se në mesin e fëmijëve të operuar ishte edhe një foshnje 2 muajsh, ka bërë të ditur znj. Fleta Baraku, Kryetare e Këshillit të Klubeve Rotarine në Kosovë.

“Kam vizituar fëmijët e operur ne repartin e kardio-kirurgjisë në QKUK dhe jam shumë e lumtur që të gjithë fëmijët kanë kaluar me sukses operimet dhe janë në gjendje të mirë, njëkohësisht pata rastin të flas me mjekët që i kanë kryer operimet për të kuptuar nga afër se si ka shkuar ky proces. Po ashtu është diskutuar edhe për mundësit e bashkëpunimit në këtë fushë në të ardhmen”, thekson znj. Baraku.

Sipas Prof. Dr. Mazllum Belegu – rotarian, ardhja e mjekëve në Kosovë përveç që ka për qëllim operimin e fëmijëve po ashtu edhe ka mision trajnimin e mjekëve në Spitalin e Kardio-Kirurgjisë.

“Ne si rotarian po punojmë me aq sa kemi mundësi që të bëjmë më të mirën dhe të kontribuojmë për këtë çështje, por shteti i Kosovës urgjent duhet të trajtoj këtë çështje dhe të dërgoj mjek për specializim në Evropë për tu përgatitur që këto operime në të ardhmën ti kryejn mjekët tanë në Kosovë. Fatmirësisht, tani vec i kemi dy mjek në specializim dhe presim që ata të jenë të pavarur në të ardhmën për këto lloj ndërhyrje”, tha Prof. Dr. Belegu.

Numri i fëmijëve që lindin me probleme në zemër është i madh dhe që nga viti 2009 kur edhe ka fillu me u realizu ky projekt, mbi 250 fëmijë janë trajtuar.

Znj. Baraku, tregon po ashtu se “Në Kosovë, Rotary është trefishuar për nga numri i anëtarëve dhe kjo tregon që ka interesim për tu bashkuar në punë vullnetare për të i shërbyer vendit. Si rrjedhoj edhe jemi në rrugë të mirë për të krijuar distriktin shqipfolës, që do të zyrtarizohet së shpejti”

Ndër projektet e realizuara së fundmi nga klubet rotariane sipas znj. Baraku është mbështetja me mjete mbrojtëse kundër Covid-19 për mjekësit familjare në shumë qytete të Kosovës, që ka pas vlerën mbi 25 mijë dollar, mbështetur nga Fondacioni i Rotary International.

Po ashtu ajo paralajmëron se në fushën e mjekësisë do të ketë edhe projekte tjera në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, konkretisht për paisjen me mjete të teknologjisë së avancuar për spitalet e syve dhe të dializës, nëpër disa vende të Kosovës./Aleanca.press/