Rozana Radit i vjedhin para në dyqan, reagon ndaj komenteve negative

Rozana Radit i vjedhin para në dyqan, reagon ndaj komenteve negative

Këngëtarja shqiptare, Rozana Radi, së fundmi është përballur me një situatë të pakëndshme.

Dyqani i saj mbrëmjen e kaluar ka rënë pre e vjedhjes, derisa artistja ka bërë publike momentin kur një person hyn në lokalin e saj, i cili kontrollon sirtarët.

E pas publikimit të videos në rrjetet sociale, Radi ka marrë komente negative ndaj të cilave ajo ka reaguar.

“E shokuar nga mesazhet e një shoqërie nën nivelin mesatar të inteligjencës. Mendoj se shoqëria jonë ka predispozita të vuajë dhe të shtypet më lehtë nga çdo qeveri. Ju sugjeroj të mos rrini Instagram-eve duke më mësuar si t’ia fal djersën time një hajduti, por ngrini zërin për të drejtat e grave, për taksat e larta, për punëtorët qe po i pushojnë nga puna në masë, për televizionet që po mbyllen e po lihen rrugëve qindra punëtorë në kohë pandemie, për bukën që hamë e që të përmban 1000 pisllëqe brenda”, ka thënë ajo.

Këngëtarja ka konfirmuar se ka denoncuar rastin në polici dhe se tashmë kanë nisur hetimet./Aleanca.press/