Rrahen katër persona te rruga B, policia ua shqipton nga një gjobë

Rrahen katër persona te rruga B, policia ua shqipton nga një gjobë

Katër persona janë përfshirë në një rrahje, sot pas orës 17:00 në rrugën B në kryeqytet.

Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor teksa atyre iu është shqiptuar nga një gjobë për kundërvajtje, kanë bërë të ditur nga policia për Sinjalin.

“Në koordinim me prokurorin e shtetit ngjarja procedohet si kundërvajtje, (Prishje e rendit dhe qetësisë Publike), konform Ligjit mbi Rendin dhe Qetesinë Publike”, thuhet në përgjigjje. /Aleanca.press/