Rrahja me grushte e shqelma në Gjakovë/ Nxënësit e shkollës “Hysni Zajmi” përdorën edhe boks të hekurit

Rrahja me grushte e shqelma në Gjakovë/ Nxënësit e shkollës “Hysni Zajmi” përdorën edhe boks të hekurit

Sot ka ndodhur një rrahje mes disa të rinjve në pompën e derivateve “Petrol Company”, në Gjakovë.

Nga Drejtoria e Policisë në Gjakovë i kanë thënë Sinjalit se të dyshuarit që u përfshinë në këtë përleshje ishin nxënës të shkollës së mesme “Hysni Zajmi”, në këtë qytet.

Dyshohet se përleshja mes dy grupeve nisi për shkak të një mosmarrëveshje që dy nga nxënësit kishin pasur mes vete dje.

Rrahja filloi sot pas përfundimit të procesit mësimor, para objektit të shkollës.

Përveç grushteve dhe shqelmave, Policia njofton se në këtë rrahje është përdorur edhe një boks i hekurit që iu gjet njërit nga të dyshuarit.

“Më datë 12.01.2022 rreth orës 12:00 në rrugën ‘Normalja e Gjakovë’, Stacioni Policor në Gjakovë ka pranuar një informatë lidhur me një rrahje në progres. Patrulla Policore më të pranuar informatën iu ka përgjigjur rastit dhe më të arritur në vendin e ngjarjes ka takuar personin (të dyshuarin), nxënës i shkollës së mesme ‘Hysni Zajmi’ – Gjakovë, i cili deklaron se si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme që kishte ndodhur dje me datën 11.01,2021.”

“Sot, posa kishte përfunduar procesin mësimor para objektit të shkollës kishte takuar një person (tani i dyshuar) dhe aty kishte filluar menjëherë përleshja në mes të dy grupeve nxënësish ku kanë shkëmbyer goditje me grushte, shkelma dhe mjete të forta, duke i shkaktuar njëri-tjetrit lëndime të lehta trupore në pjesë të ndryshme të trupit.”

Policia bën të ditur se disa nga personat e përfshirë në rrahje kanë ikur nga vendi i ngjarjes kur ka mbërritur Policia dhe për momentin janë në arrati./Aleanca.press/