Rrahje mes dy familjeve në Podujevë, lëndohen nëntë persona

Rrahje mes dy familjeve në Podujevë, lëndohen nëntë persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një përleshje fizike mes dy familjeve në Podujevë, ku lëndime kanë pësuar nëntë persona.

Rasti ka ndodhur ditën e martë, rreth orës 09:00.

“Ka ndodhur një përleshje në mes të dy familjeve (9 meshkuj kosovarë), ku si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator me 7 fishek dhe një shkop”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurori, rasti shkon në procedurë të rregullt.