Rrahje mes nxënësve të disa shkollave afër stadiumit në Gjakovë, dy bëhen për spital

Rrahje mes nxënësve të disa shkollave afër stadiumit në Gjakovë, dy bëhen për spital

Janë shpeshtuar rastet kur të miturit përfshihen në rrahje mes vete, të cilat shumëherë përfundojnë me lëndime trupore. Një rast i tillë ka ndodhur sot në qytetin e Gjakovës.

Rreth orës 14:00, në rrugën “Beqir Kastrati” afër stadiumit në Gjakovë, disa nxënës të shkollave të ndryshme janë rrahur mes vete.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e rajonit të Gjakovës, të cilët kanë njoftuar se në Polici janë shoqëruar pesë persona, dy prej të cilëve kanë marrë tretman mjekësor.

Motivi i kësaj rrahje ende nuk dihet, përderisa Policia po vazhdon me hetimet e rastit të iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor"./Aleanca.press/