Rreth 500 mijë të vaksinuar deri tani në Shqipëri

Rreth 500 mijë të vaksinuar deri tani në Shqipëri

Gjatë ditës së djeshme, 17,125 qytetarë janë vaksinuar duke e çuar numrin total të të vaksinuarve në 494,028 në Shqipëri.

Këtë shifër e ka publikuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila thekson se vaksinimi vijon me ritme të larta në çdo cep të vendit.

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur vetëm 100 raste te reja dhe 2 viktima nga Coronavirusi.

Deri më tani janë kryer 638,671 testime, ku kanë rezultuar 131,185 raste pozitive. nga këto raste aktive janë 18,617. Numri i të shëruarve ka arritur shifrën 110,172, ndërsa deri tani kanë humbur jetën 2,396 të prekur nga COVID-19.

Tirana kryeson qytetet me numrin më të madh të rasteve aktive në vend me 15,317 raste, ndërsa pasohet nga Fieri me 1,150 raste dhe Durrësi me 272.

Lezha dhe Berati janë dy qytetet me më pak raste, përkatësisht 78 dhe 97 raste aktive me COVID-19.

Në mesin e muajit maj pritet të ketë një rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19, pas zgjedhjeve të 25 prillit./Aleanca.press/