Rrini këtu në tokën tuaj

Rrini këtu në tokën tuaj

Shkruan: Jahja Lluka

Palac, Gusht 1991-Prishtinë, Janar 2022

RRINI KËTU NË TOKËN TUAJ

Më 24 gusht 1991 u mbajtë Kuvendi themelues i Lëvizjes për pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve, me moton: Rrini këtu në tokën tuaj. “Popullin shqiptar askush nuk mund e nuk do të mund ta ndjekë nga trojet e veta” Në këtë datë, më 24 gusht të vitit 1991, pikërisht para 32 viteve, në Xhaminë e fshatit Palac u formua Këshilli për pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve me emrin e patriotit Hasan Prishtina dhe ky këshill më pas do të formoi Këshilla e Nënkëshilla nëpër të gjitha komunat e Kosovës. Ky Këshill, herë si Lëvizje e herë si Shoqatë ishte dhe është funksional deri në ditët e sotme, ku më vonë do ta themeloi edhe Çmimin “Hasan Prishtina”, çmim ky që deri më tash i është ndarë shumë personaliteteve kombëtare e ndërkombëtare. Për këto e shumëçka tjetër, si intervista e dokumente arkivore që flasin për figurën markante të ideologut e patriotit të madh Hasan Prishtina, së shpejti do t’i shfaqim në premierën e filmit dokumentar “Hasan Prishtina – 100 vjetori i emërimit Kryeministër i Shqipërisë”