Rritet numri i pacientëve të shtrirë në QKUK dhe spitale për shkak të COVID-19

Rritet numri i pacientëve të shtrirë në QKUK dhe spitale për shkak të COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale, janë duke marrë trajtim spitalor 60 pacientë, prej tyre, 30 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv dhe 30 të tjerë post-COVID.

Gjatë ditës së djeshme në trajtim ishin 49 pacientë për shkak të COVID-19, 11 më pak se sot.

Sipas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 23 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 12 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 6 pacientë

Spitali i Pejës, 7 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 1 pacient post-COVID./Aleanca.press/