Rrufe e mundësi për stuhi-Ky është moti për sot në Kosovë, apelohet për kujdes

Rrufe e mundësi për stuhi-Ky është moti për sot në Kosovë, apelohet për kujdes

Edhe sot pritet të mbajë mot jo stabil, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me shkarkime rrufesh, reshje shiu, e në disa zona ekziston rrezik për stuhi dhe bredhës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, paralajmëron se një mot i ngjashëm do të në shoqërojë deri në fundjavë.

Temperaturat minimale për ditën e sotme do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet do të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë celsius.

“Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira, sepse përpos indeksit të lartë UV, apelohet për kujdes edhe gjatë kohës kur fillojnë reshjet dhe të respektohen udhëzimet, se si të mbrohemi nga moti me rrufe e stuhi”, njofton IHMK.