Rusia i dërgon përsëri vaksina, Koresë së Veriut ndërkohë që kriza përkeqësohet

Rusia i dërgon përsëri vaksina, Koresë së Veriut ndërkohë që kriza përkeqësohet

Rusia i ka dërguar edhe një herë vaksina për Covid, Koresë së Veriut, pasi Kim Jong-un u tha qytetarëve të përgatiteshin për "rezultatin më të keq ndonjëherë".

BBC raporton se Rusia më parë i ka thënë Koresë së Veriut se "jo të gjithë mund të durojnë kufizime të fuqishme dhe të paparë të jashtëzakonshme", mes sugjerimeve se një bllokim i ashpër po çon në uri serioze.

Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov tha se Moska i ka ofruar vaksina Phenianit në disa raste

Pheniani i ka refuzuar vaksinat dhe ndihmat nga një numër vendesh dhe në vend të kësaj, ka mbyllur kufijtë, mirëpo kjo ka ndikuar në tregtinë me Kinën, tek e cila mbështetet për ushqim dhe karburant mes sanksioneve shkatërruese ndërkombëtare.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut muajin e kaluar pranoi se vendi po përballet me mungesa të ushqimit, duke e përshkruar situatën si "të tensionuar".

BBC raporton se një raport i OKB dje thoshte se vendi po përballet me mungesa të ushqimit prej rreth 860,000 ton këtë vit dhe parashikon një "periudhë të ashpër të rëndë".

Javën e kaluar, Jong-un ka shkarkuar disa zyrtarë të lartë të partisë për një incident "të rëndë" me koronavirusit që kishte kërcënuar sigurinë publike, duke nxitur spekulimet se koronavirusi ka thyer sigurinë e vendit.