Selimi: Aktakuza në prag të rifillimit të dialogut, është presion politik

Selimi: Aktakuza në prag të rifillimit të dialogut, është presion politik

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe e dinjitetshme, dhe se çdo përpjekje për njollosjen e saj do të dështojë.

Selimi përmes llogarisë së tij në Facebook ka thënë se publikimi i kumtesës së Gjykatës Speciale, në këtë kohë, se aktakuza është dërguar për konfirmim, është presion politik.

Publikimi i kumtesës së Gjykatës Speciale, në këtë kohë, se aktakuza është dërguar për konfirmim, është presion politik në prag të rifillimit të dialogut me Serbinë”, ka thënë Selimi.

 

 

 

Postimi i plotë:

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e dinjitetshme. Çdo tendencë për njollosjen e saj do të dështojë, si përpjekje e influencuar nga qarqe kundër Kosovës dhe me synimin për degradimin e shtetësisë sonë. Publikimi i kumtesës së Gjykatës Speciale, në këtë kohë, se aktakuza është dërguar për konfirmim, është presion politik në prag të rifillimit të dialogut me Serbinë. Është e pakontestueshme pastërtia e luftës së UÇK-së, si dhe roli i Presidentit Thaçi dhe ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për lirinë dhe pavarësinë tonë./aleanca.press/