Shifrat shqetësuese të COVID-19, hapet edhe një qendër testimi në Prishtinë

Shifrat shqetësuese të COVID-19, hapet edhe një qendër testimi në Prishtinë

Për shkak të numrit të madh të rasteve me COVID-19 në vendin tonë, në Prishtinë është hapur edhe një qendër për testim.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.

“Nga sot e kemi hapur edhe një qendër për testim në QMF IV në Xhemail Ibish. Orari: Qendra në AMF në Qendrën e Studentëve: E hënë – diel, orari: 08.00-16.00. Qendra në QMF IV, Xhemail Ibish: E hënë e premte, ora: 8.00-15.00″, ka njoftuar Sadiku.

Ndryshe, dje janë regjistruar tri viktima dhe 978 raste të reja me koronavirus.

Raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 9.300.