Shkëlqen Muriqi, sulmuesi kosovar shënon dy gola në ndeshjen stërvitore

Shkëlqen Muriqi, sulmuesi kosovar shënon dy gola në ndeshjen stërvitore

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi nuk e kishte grupin e plotë në stërvitjen e ditës së sotme. Shkaku ishte grumbullimi i lojtarëve me kombëtaret.

Mirëpo, për fatin e tij të mirë, Inzaghi kishte në dispozicion dy blerjet e kësaj merkato verore, sulmuesin Vedat Muriqi dhe mesfushorin Andreas Pereira. Vëmendja e Inzaghit ishte plotësisht tek ta dhe dyshja nuk e zhgënjehu aspak teknikun italian.

Në ndeshjen stërvitore të organizuar sot, Muriqi arriti të realizonte dy gola, ndërsa Pereira shënoi 1 gol. Simone Inzaghi tashmë mund të buzëqesh, pasi blerjet e reja zhvilluan një performancë të shkëlqyer.