Shkodra bëhet gati për procesin e vaksinimit, pamjet nga brenda stadiumit (FOTO)

Shkodra bëhet gati për procesin e vaksinimit, pamjet nga brenda stadiumit (FOTO)

Në qytetin e Shkodrës do të nisë sot procesi i vaksinimit për mjekët, të cilët janë në vijën e parë të betejës me Covid-19 në spitalin rajonal të Shkodrës.

Vendi i përzgjedhur është pallati i sportit “Qazim Dervishi”, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ndonëse ministria e Shëndetësisë kishte kërkuar stadiumin “Loro Borici”, kryebashkiakja Voltana Ademi e kundërshtoi pistën e stadiumit me justifikimin se dëmton vazhdueshmërine e ekipit ëe futbollit Vllaznia./Aleanca.press/