Shkrimtari Abdullah Kunushevci nderohet me medalje presidenciale!

Shkrimtari i njohur Abdullah Kunushevci, është nderuar me medaljen presidenciale të meritave, për kontributin e dhënë në fushën e letërsisë dhe kulturës shqiptare.
Kunushevci ka vite që ka ndërruar jetë.
Me fjalë pikëlluese vajza e tij Blenda Kunushevci, i ka uruar këtë medalje duke thënë se do të donte që këtë medalje ta pranojë sa ishte gjallë babi i saj.
‘Urime për medaljen presidenciale të meritave, për kontributin e dhënë në fushën e letërsisë dhe kulturës shqiptare. Sa do të doja ta pranoje këtë medalje sa ishe gjallë, edhe pse e di që asnjëherë nuk të kanë interesuar medaljet e çmimet, por vetëm kritikat dhe analizat! Mirëpo, unë u ndjeva krenare, për vlerësimin e kontributit të pafund të dhënë në letërsi, e medoemos në albanologji, ka shkruar ajo në Facebook.