Shpërtheu vullkani në ishujt Kanare, llava dogji rreth 100 shtëpi

Shpërtheu vullkani në ishujt Kanare, llava dogji rreth 100 shtëpi

Një shpërthim vullkanik ka ndodhur në La Palma të ishujve Kanare ku autoritetet spanjolle kanë evakuuar rreth 5 mijë banorë mbrëmë.

Shtatë komuna janë në gjendje emergjente ku banojnë rreth 35 mijë banorë.

Autoritetet kanë vlerësuar se afër 10 mijë banorë do të nevojitet të evakuohen nga shtëpitë ee tyre.

Nuk ka raporte të viktimave deri tani, por deri të hënën në mëngjes autoritetet lokale kanë kalkuluar se rreth 100 shtëpi në komunën El Paso janë shkatërruar nga llava.

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez ka anuluar vizitën e planifikuar në SHBA dhe ka udhëtuar për në La Palma për të mbikëqyrur operacionin.

Shpërthimet e vullkanit Cumbre Vieja në La Palma mund të zgjasin ‘disa javë apo edhe disa muaj’ shkruan gazeta spanjolle El Pais sipas një eksperti