Shqipëria në KS të OKB-së, uron Haradinaj: Presim që do të jetë krah i fortë i Kosovës

Shqipëria në KS të OKB-së, uron Haradinaj: Presim që do të jetë krah i fortë i Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së me mandat dyvjeçar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se pret nga Shqipëria të jetë krah i fortë i Kosovës në një periudhë të ndjeshme.

Shumë i lumtur që Shqipëria do të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dy vitet e ardhshme. Përpos se do të jetë pjesë e organizmit më të lartë të politikës botërore, presim që do të jetë krah i fortë i Kosovës në një periudhë shumë të ndjeshme, duke u bërë zë i fuqishëm i të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj./Aleanca.press/.