ShSKUK jep detaje nga rrëzimi i fëmijës në QKUK

ShSKUK jep detaje nga rrëzimi i fëmijës në QKUK

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka dhënë sqarime rreth rrëzimit të një fëmije, që ndodhi sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ata kanë sqaruar se rasti nuk ka ndodhur në Klinikën e Pediatrisë.

“Në lidhje me shkrimet që po qarkullojnë në medie se është rrëzuar një fëmijë në Klinikën e Pediatrisë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës sqaron se rasti nuk ka ndodhur në Klinikën e Pediatrisë.

Një prind vizitor, derisa po vizitonte një të afërm në objektin e klinikave kirurgjike, kishte me vete një fëmijë të moshës rreth 4 vjeçare, i cili ka rrëshqitur në shkallë”, thuhet në njoftim.

ShSKUK ka njoftuar se ekipet mjekësore kanë reaguar menjëherë, duke i ofruar tretman mjekësor fëmijës.

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me shkrimet që po qarkullojnë në medie se është rrëzuar një fëmijë në Klinikën e Pediatrisë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës sqaron se rasti nuk ka ndodhur në Klinikën e Pediatrisë.

Një prind vizitor, derisa po vizitonte një të afërm në objektin e klinikave kirurgjike, kishte me vete një fëmijë të moshës rreth 4 vjeçare, i cili ka rrëshqitur në shkallë.

Ekipet mjekësore kanë reaguar menjëherë, duke i ofruar tretmanin e nevojshëm mjekësor fëmijës, i cili pastaj është dërguar për ekzaminime shtesë në Klinikën Emergjente, ku edhe po merr trajtimin e mëtejmë mjekësor./Aleanca.press/