Shtetasi nga Shqipëria dhunon seksualisht të miturën nga Kosova

Shtetasi nga Shqipëria dhunon seksualisht të miturën nga Kosova

Një shtetas i Shqipërisë ka dhunuar seksualisht një femër të mitur kosovare.

Kjo është bërë e ditur në raportin e policisë.

Nëna e viktimës ka raportuar rastin në polici, pasi viktima kishte lindur fëmijë jashtëmartesor në spitalin e Gjilanit.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa po vazhdojnë hetimet rreth rastit.

Kllokot, 22.05.2022 – 01:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj të miturës kosovare. Rastin e ka raportuar nëna e viktimës pasi që viktima kishte lindur në spitalin e Gjilanit fëmijën jashtë martesor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje. Rasti është duke u hetuar./Aleanca.press/