Shumë afër, Zelensky tregon ditën kur bota do të përballet me krizën ushqimore

Shumë afër, Zelensky tregon ditën kur bota do të përballet me krizën ushqimore

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenskyy është shprehur se një krizë e re pret botën dhe nuk do të jetë e largët dita.

“Kriza e dytë pas krizës energjike për shkak të Rusisë do të jetë kriza ushqimore’ është shprehur Zelenskyy.

Zelenski e përshkroi situatën si "katastrofike" për sigurinë globale të ushqimit, duke vënë në dukje se pothuajse gjysma e furnizimit të eksportit të grurit të Ukrainës është ndalur aktualisht pasi Rusia vazhdon të mbyllë rrugët kryesore të eksportit të vendit nëpërmjet Detit të Zi dhe Detit Azov.

“Sot 22 milionë tonë drithë mbahen në magazina. Ne nuk mund të furnizojmë tregjet ndërkombëtare që kanë nevojë. Uria nuk vjen vetëm, ajo shoqërohet gjithmonë me një kaos politik që e përkeqëson situatën dhe krijon kushte të pasigurta për njerëzit. Në korrik, kur shumë vende kanë varfëruar rezervat e të korrave të vitit të kaluar, ata do të kuptojnë madhështia e katastrofës’’ është shprehur  Zelenskyy.