S’ka lëndim për De Ligt, por në dyshim për Champions

S’ka lëndim për De Ligt, por në dyshim për Champions

Sipas testeve mjekësore, Matthijs de Ligt nuk ka ndonjë dëmtim, por qendërmbrojtësi i Juventusit nuk është i sigurt se do të kthehet në aksion kundër Zenit St Petersburg.

Juventusi nuk ishte i sigurt për gjendjen e De Ligt, pasi ai ishte larguar nga ndeshja kundër Romës si pasojë e një lëndimi.

Por testet mjekësore nuk kanë zbuluar ndonjë lëndim serioz, teksa qendërmbrojtësi është stërvitur ndaras sot.

Tuttomercatoweb raporton, megjithatë, se mbrojtësi holandez është në dyshim për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Zenit të mërkurën.

Juventusi udhëton për në Rusi dhe është i pari në Grupin H me gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para kundër Malmö FF dhe Chelsea./Aleanca.press/