Stuhi e fuqishme në Lippstadt të Gjermanisë

Stuhi e fuqishme në Lippstadt të Gjermanisë

Qyteti Lippstadt i Gjermanisë është duke u ballafaquar me një stuhi të fortë.

Lexues të Ekonomia Online kanë dërguar fotografi dhe video nga të cilat shihen erëra të fuqishme të cilat kanë rrëzuar drunjtë për tokë.

Madje janë shkaktuar dëme materiale edhe në një veturë siç shihet nga fotografia.

Ndërkaq ditë më parë shërbimi kombëtar i motit i Gjermanisë ka paralajmëruar se pjesët perëndimore të vendit mund të kenë stuhi të forta para të premtes, si dhe tornado të mundshme.